MENU
klinika

Çfarë do bëjë Shqipëria me këto para

Presidentja e KE: Paketë 1 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor

03.11.2022 - 16:46

Nga Janari i vitit 2023 qeveria shqiptare do të ketë në dispozicion para ndihmë nga Komisioni Evropian për të ndihmuar të mbështesin familjet e bizneset në nevojë në lidhje me krizën energjitike.

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen bëri me dije sot se KE ka vendosur të japë një paketë 1 miliardë euro për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre dhe Shqipëria, të ndarë në dy pjesë.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen:

Kriza e peshembullt kërkon veprime e hapa të pashembullt.

Deklaroj se KE do japë një paketë të konsiderueshme mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor 1 miliardë euro në grante me dy pjesë.
Pjesa e parë 500 milionë euro si mbështetje e menjëhershme financiare për 6 vendet e BP, për ti vënë ato në pozitë që në afat shumë të shkurtër të mbështesin familjet e bizneset në nevojë.

Kjo do miratohet në dhjetor e do vihet në janar në dispozicion.

Pjesa e dytë 500 milionë euro në grante do u kushtohet investimeve në infrastrukturën e energjisë, në gaz dhe ndërlidhës të energjisë elektrike pr të pasur një rrjet të përbashkët ndërlidhje në rajon me BE.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"S’plotësojmë orekset mediatike, duhet të ketë prova!"

“Pse nuk goditet Rama”, kreu i SPAK replikon me Alibeajn

Megaoperacioni i SPAK me 50 urdhër arreste

Arrestohet në Itali, Ilia Ndoka

“Nuk i kemi duart e lidhura për t’i hetuar, por…”

A përbën imuniteti i deputetëve pengesë për SPAK? Përgjigjet Altin Dumani