Gazetari i Abc, Juxhin Mustafaraj ka zbardhur emrat e tre kandidatëve të rinj që do të garojnë në primaret e Partisë Demokratike në Tiranë për të hyrë më pas në garën e madhe të zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen më 14 maj 2023.
Kandidatët e rinj janë Julian Deda, Ftamir Merkoçi dhe Enkelekjda Fejzo.
Në total kandidatët për Primaret në Tiranë deri më tani janë shtatë:
Belind Këlliçi
Gert Bogdani
Ilir Alimehmeti
Adriana Kalaja
Enkelejda Fejzo
Fatmir Merkoçi
Julian Deda
Mbrëmja e të dielës ishte afati final që Komisioni Zgjedhor në PD ka përcaktio për regjistrimin e kandidatëve në primare për tre bashkitë më të mëdha në vend, Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin.
Në një dalje për mediat, pak ditë më parë, anëtarët e komisionit konfirmuan se janë udhëzuar degët e Partisë Demokratike në këto tre bashki të mëdha për marrjen e propozimeve dhe zyrtarizimin e kandidaturave. Pa kandidatë zyrtarë për primaret janë Bashkia Durrës dhe Bashkia Elbasan. Por vetë kreu i PD, Sali Berisha i pyetur për këtë çështje u shpreh i pashqetësuar.
Burime për ABC në degët e Durrësit dhe Elbasanit konfirmojnë se po punohet për të arritur drejtë kandidatëve konsensualë që gëzojnë mbështetjen e të gjithë rrymave brenda Partisë Demokratike. Në këto dy degë po punohet që mungesa e dakordësisë që u pamundësua nga dështimi i negociatave mes Edi Palokës dhe Gazment Bardhit të reflektohet tek kandidatët që do hyjnë në primare