MENU
klinika

Kur pritet të bëhen publike emrat

Zgjedhjet e 14 majit/ PD: Mbyllet procesi për Tiranën dhe Elbasanin

06.11.2022 - 19:33

Partia Demokratike ka njoftuar se sot në orën 20:00 mbyllet procesi i primarëve për Tianën dhe Elbasanin, për marrjen propozimeve dhe vetëkandidimeve.

Me anë të një njoftimi, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike ka sqaruar se në Durrës procesi është shtyrë deri në datë 8 nëntor 2022, ora 20.00.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit të ardhur nga degët, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike do të bëjë publike emrat e kandiduar/vetëkandiduar ditën e hënë.

NJOFTIM PËR SHTYP
Duke pasur parasysh interesin e lartë të mediave dhe qytetarëve, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike, sqaron si më poshtë vijon:

Bazuar në informacionin e deritanishëm të ardhur nga Sekretariati i Organizimit, KOKOE njofton që procesi i marrjes së propozimeve nga anëtarësia për kandidatë për zgjedhjet vendore 2023, si dhe procesi i regjistrimit të simpatizantëve në të gjitha degët e PD, ka vijuar intensivisht.

Interesi për Primaret është shumë i madh.

Sot, datë 6 nëntor 2022, ora 20.00 mbyllet procesi i marrjes së propozimeve dhe vetëkandidimeve për degët Tiranë dhe Elbasan. Për degën Durrës, KOKOE ka vendosur që ky proces të shtyhet deri në datë 8 nëntor 2022, ora 20.00.

Pas orës 20.00, degët e Tiranës dhe Elbasanit do të depozitojnë fitikisht pranë KOKOE, informacionin për kandidaturat e propozuara në degët përkatëse së bashku me dokumentacionin e dorëzuar pranë tyre në bazë të vendimeve Nr. 11 dt 24.10.2022 dhe Nr. 12 dt 27.1.2022 të cilat dorëzohen pranë KOKOE në selinë qendrore të PD,

Pas shqyrtimit të dokumentacionit të ardhur nga degët, KOKOE do të bëjë publike emrat e kandiduar/vetëkandiduar ditën e hënë.

KOKOE gjen rastin të falënderoje të gjithë kandidatët e propozuar dhe vetëpropozuar që u bënë pjesë e primareve si ushtrimi më i madh i demokracisë së një Partie polike si dhe të gjitha strukturat e degëve të PD për angazhimin në organizimin e takimeve në seksione/grupseksione për marrjen e kandidaturave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vazhdon saga e zgjedhjes së presidentit

A do ta sigurojë Vjosa Osmani votën e 80-të?

Refuzimi i vizës nga SHBA, Edit Harxhi rrëfehet te Zëri i Amerikës

“Nuk mund të fshehim më asgjë, demokratët duhet të dinë të vërtetën”