MENU
klinika

Diskutimet me dyer të mbyllura

“Procesi i Berlinit”, tre marrëveshjet që pritet të miratohen

03.11.2022 - 11:22

Teksa po mbahet në Gjermani takimi në kuadër të procesit të Berlinit, ku i pranishëm është dhe kryeministri Edi Rama, mbledhja po mbahet me dyer të mbyllura.

Diskutimet mes të pranishmëve janë sa i përket zhvillimeve ekonomike në rajon, siç është dhe kriza energjetike e shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Kujtojmë se në fokus të Procesit të Berlinit do te jetë nënshkrimi i tre marrëveshje të rëndësishme që kanë të bëjnë me lëvizshmërinë e qytetarëve në Rajon, pa pasaporta dhe vetëm me karta identiteti, njohjen e diplomave dhe mundësinë e punësimit të disa profesioneve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e fortë e të dërguarës së Gjermanisë

“Ballkani i Hapur të mos dublojë procesin e Berlinit”