MENU
klinika

Si ndodhi ngjarja

Prokuroria mbyll hetimet për përplasjen me armë në Kallmet

07.11.2022 - 10:55

Ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë, Besnik Simoni, i cili u përfshi në një konflikt me armë zjarri me një bashkëfshatar të tij në muajin prill të këtij viti, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Lezhës.

Hetimet në lidhje me këtë çështje janë mbyllur dhe dosja penale e hetuar nga prokuroi Françesk Ganaj, është dërguar për gjykim në Gjykatën e Lezhës. Ndaj ish-zyrtarit lokal është ngritur akuza e plagosjes në tejkalim të kufijve të vetëmbrojtjes si dhe armëmbajtja pa leje.

Ndërsa për shtetasin Altin Marku është ngritur akuza “Vrasja e Mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Sipas dosjes hetimore ka qenë Altin Marku, i cili ka qëlluar me armë zjarri plot 9 herë në drejtim të ish-funksionarit të pushtetit vendor, Besnik Simoni, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur me armë zjarri duke qëlluar 19 herë me armë zjarri. Nga të shtënat të dy personat mbeten të plagosur, por 41-vjeçari Besnik Simoni ka mohuar të ketë qëlluar me armë zjarri ndaj bashkëfshatarit të tij, ndërsa arma nuk është arritur të gjendet.

Përplasja me armë zjarri ndodhi mesditën e 1 prillit, në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër. Fillimisht, Policia raportoi se ishte plagosur në një atentat zyrtari i pushtetit vendor Besnik Simoni, por 4 orë me vonë blutë gjetën të plagosur në një banese në fshatin Kallmet të Lezhës dhe autorin, shtetasin Altin Marku. Pas veprimeve paraprake hetimore, Policia doli në konkluzionin se të dy personat kanë qëlluar në drejtim të njeri-tjetrit dhe për pasojë, ata u vunë në pranga. Por pas 6 muajsh, ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit, Besnik Simoni, u lirua nga paraburgimi, pasi Gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga ‘Arrest në burg’ në ‘Arrest në shtëpi’.

Por me vendimin nuk u pajtua prokurori i çështjes, Françesk Ganaj, i cili ka bërë ankim në Gjykatën e Apelit në Shkodër, duke kërkuar që i pandehuri të rikthehet në burg. Ndërsa 41- vjeçari Altin Marku vijon të qëndrojë në paraburgim, pasi kërkesat e tij për liri janë rrëzuar nga Gjykata e Lezhës. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Altin Marku ka thënë se kishte qëlluar me armë zjarri për vetëmbrojtje. Por deklarimet e tij nuk i kanë bindur hetuesit, pasi nga dëshmitë e mbledhura në vendin e ngjarjes është konkluduar se ka qenë pikërisht Altin Marku, i cili e ka nisur konfliktin me Besnik Simonin, me të cilin kishin pasur probleme prej më shumë se 1 viti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Për disa orë të bllokuar tek “Shpella e Pëllumbasit”

Policia shpëtohen 5 turistë britanikë

Përfundon në tetor në të gjithë vendin

Dezinsektimi i mushkonjave nis nga Shkodra

Falsifikuan çeqe me vlerë 1 milionë dollarë

Arrestohen 2 italianë në Han të Hotit