MENU
klinika

Champions League

PSG mposht Juven, por i dyti, Milan dhe Chelsea nuk falin

03.11.2022 - 00:00

PSG ka përsëritur rezultatin e fazës së parë ndaj Juventus, duke fituar 2-1 edhe në “Allianz Stadium”, por kualifikohet si vend i dytë në grup, pasi Benfica mposhti 6-1 Maccabi në Izrael.

Miqtë francezë shënuan golin e parë në minutën e 13-të, kur Messi dha pasimin e artë për Mbappe dhe ku i fundit nuk fali. Megjithatë, në 39’ Bonucci gjeti golin e barazimit pas një sërë përpjekjesh të vendasve.

Ndonëse Juve kërkoi golin në të dytën, ishte PSG që shënoi në 69’ me Mendes. Lajmi i mirë ishte rikthimi i Chiesas për vendasit, por që nuk arriti të shënojë. Juventus regjistron rekordin negativ në Champions me 5 humbje, por që shkon në Europa League.

Benfica dhe PSG kishin gjithcka të barabartë, por portugezët morën vendin e parë vetëm se kishin shënuar më shumë gola në transfertë. E kush e kishte menduar këtë, teksa Benfica shënoi golin e gjashtë vetëm në sekondat e fundit.

Kualifikohen më tej edhe Chelsea me Milan, përkatësisht vend i parë dhe i dytë në grupin përkatës. Londinezët fituan 2-1 në shtëpi me Dinamo Zagreb, ndërsa Milan mposhti 4-0 Salzburg, me këtë të fundit që shkojnë në Europa League.

Ndërsa Manchester City përmbysi 3-1 Sevilla-n, duke mbajtur vendin e parë në grup. Kopenhagen-Dortmund përfundoi në barazim 1-1, me gjermanët që kalojnë më tej. Në Europa League kalon Sevilla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN