MENU
klinika

Akuzat e Metës për Portin e Durrësit

Rama: Ky shefi Partisë së Lekut, kam ndjesinë se ka njohuri për fshehjen e emrave e lekëve

10.11.2022 - 19:16

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur këtë të enjte akuzave të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili ka hedhur akuza për koncesionin e Portit të Durrësit. Sipas kreut të Partisë së Lirisë, kompania që është zgjedhur për investimin 2 miliardë euro të transformimit të Durrësit, është offshore.

Në përgjigje ta akuzave të Metës, Rama thotë se “shefi i Partisë së Lekut shumë njohuri të fshehura për fshehjen e emrave e lekëve.

“S’di pse kam ndjesinë që ky shefi i PL (Partisë së Lekut) ka aq shumë njohuri të fshehura për fshehjen e emrave e lekëve, sa nuk i shmanget dot përgojimit deri edhe të dikujt me emër, mbiemër, kapitale e vepra të njohura dhe të respektuara botërisht!

Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë! Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para”, shkruan Edi Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN