MENU
klinika

"Mos na fajësoni për problemet tuaja"

Rama për BBC i përgjigjet sekretares së brendshme britanike: Ushqen ksenofobinë!

03.11.2022 - 11:33

Sekretarja e brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braveman ngriti alarmin për emigrimin e shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërkohë kryeministri, Edi Rama ka folur për BBC, ndërsa është shprehur se në pamundësi për ta toleruar, termi ‘pushtim’ i përdorur nga sekretarja e brendshme britanike ishte ‘i çmendur’.

Rama e cilëson si sjellje që ushqen ksenofobi dhe se problemi nuk është i shqiptarëve që emigrojnë por i politikës së brendshme britanike, e cila është e dështuar.

Rama nuk ka ngurruar as të shtojë se ndihet i neveritur nga kjo politikë që është e ‘dënuar’ të dështojë.

 

 

“Nuk bëhet fjalë për një person. Ka të bëjë me klimën që është krijuar dhe ka të bëjë me gjetjen e kockave të kurbanit dhe fajësimin e të tjerëve. Nuk bëhet fjalë për shqiptarët, as alienët apo gangsterët, por ka të bëjë me politikat e dështuara për kufijtë dhe krimin. Kjo lloj gjuhe nuk është një politikë, nuk është një program, nuk është një vizion. [Ajo] nuk është gjë tjetër veçse nxitja e ksenofobisë dhe synimi, veçimi i një komuniteti. Unë admiroj gjithçka që përfaqëson Britania. Por me të vërtetë jam i neveritur për këtë lloj politike që në fund është e dënuar të dështojë,”- tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Me ato 30 mijë paund mund të fitoni më shumë në Kukës"

Rama thirrje të rinjve që largohen drejt Anglisë me gomone


"S’plotësojmë orekset mediatike, duhet të ketë prova!"

“Pse nuk goditet Rama”, kreu i SPAK replikon me Alibeajn

Megaoperacioni i SPAK me 50 urdhër arreste

Arrestohet në Itali, Ilia Ndoka

“Nuk i kemi duart e lidhura për t’i hetuar, por…”

A përbën imuniteti i deputetëve pengesë për SPAK? Përgjigjet Altin Dumani