MENU
klinika

“Çmenduri”

Rama reagon pas shkrimeve në mediat britanike për emigrantët shqiptarë

02.11.2022 - 17:02

Kryeministri Edi Rama reagoi me një shkrim në Twitter pas lajmeve në mediat britanike lidhur me emigrantët shqiptarë.

Rama thotë se Britania nuk duhet të bëjë retorikë krimi “që përfundon duke dënuar të pafajshmit”, por e fton të marrë shenbullin e Gjermanisë që “shtrëngoi” sistemet e saj për emigrantët.

Postimi i Ramës në Twitter
Vënia në shënjestër e shqiptarëve (siç bënë disa me turp kur luftuan për Brexit) si shkaku i krimit të Britanisë dhe problemeve kufitare e bën retorikën e lehtë, por injoron faktet e vështira. Të përsërisësh të njëjtat gjëra dhe të presësh rezultate të ndryshme është çmenduri (pyete Ajnshtajnin!)

Shqipëria është një vend i NATO-s dhe po negocion anëtarësimin e saj në BE. Është gjithashtu një vend i sigurt origjine. Kur Gjermania pati një problem të ngjashëm, ajo shtrëngoi sistemet e veta. Britania e Madhe mund dhe duhet të bëjë të njëjtën gjë, duke mos u përgjigjur me një retorikë krimi që përfundon duke dënuar të pafajshmit.

Shqipëria nuk është një vend i pasur dhe ka qenë për një kohë shumë të gjatë viktimë e perandorive. Ne kemi për detyrë të luftojmë krimin në shtëpi dhe po e bëjmë këtë me vendosmëri, pasi bashkëpunojmë ngushtë edhe me të tjerët. Gati për të punuar më afër me Mbretërinë e Bashkuar, por faktet janë vendimtare. Kështu është edhe respekti i ndërsjellë.