MENU
klinika

Për herë të parë pasi ajo mori detyrën

Rama vizitë zyrtare në Itali më 2 dhjetor, takohet me kryeministren Meloni

30.11.2022 - 14:35

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Itali. Rama do të niset drejt Italisë me datë 2 dhjetor.

Kreu i qeverisë do të takohet me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, për herë të parë pasi kjo e fundit mori detyrën.

Meloni mori zyrtarisht detyrën si kryeministre më 28 tetor. Për herë të parë Italia ka në krye të qeverisë një grua, e cila do të udhëheq për katër vite qeverinë italiane falë koalicionit me ish-kryeministri Silvio Berlusconi i Forza Italia dhe Matteo Salvini nga Lega.