MENU
klinika

Europa League

Roma kualifikohet mes drithërimash, Arsenal e mbyll i pari

03.11.2022 - 23:56

Roma ka vuajtur shumë për të kaluar në fazën tjetër të Europa League, duke fituar 3-1 me përmbysje në “Olimpico” kundër bullgarëve të Ludogorets. Sukses që erdhi me drithërima.

Të besuarit e Mourinhos u shtnagën në fundin e pjesës së parë, teksa pësojnë një gol naiv. Megjithatë, Pellegrini në 56’ barazon shifrat me penallti, duke shtuar entuziazmin në ekip.

Për të ardhur në 65’, teksa është sërish Pellegrini që shënon po nga pika e bardhë e penalltisë. Miqtë do të barazonin në 77’, por fatmirësisht për verdhekuqtë, ka një faull më parë. Në 85’ Zaniolo clrion të tijtë me golin e tretë dhe Roma kalon më tej si vend i dytë. Të parin e zuri Betis, që mposhti Helsinkin 3-0.

Arsenal kalon më tej si kokë grupi, duke mposhtur 1-0 Zurich. Mjaftoi goli i Terney në minutën e 17-të. Në vend të dytë PSV, që fitoi 1-2 në transfertë ndaj Bodo/Glimt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN