MENU
klinika

Ja për çfarë

Ronaldo pezullohet me dy ndeshje, merr edhe gjobë

23.11.2022 - 22:57

Cristiano Ronaldo dhe Manchester United ndanë zyrtarisht rrugët, por kjo nuk e ka shpëtuar, pasi futbollisti portugez është dënuar me 2 ndeshje pezullim dhe një gjobë 50 mijë paund, për një incident të ndodhur në prill.

Bëhet fjalë për ndeshjen mes United dhe Everton, teksa Ronaldo u kap nga kamerat, duke i rrëzuar celularin nga duart një tifozi të vogël, pas humbjes zhgënjyese.

Organi drejtuesi i futbollit anglez, e cilësoi si të pahijshme të të dhunshme sjelljen e portugezit duke marrë masa ndëshkimore ndaj tij. “Cristiano Ronaldo është pezulluar për dy ndeshje, është gjobitur me 50,000 £ teksa është paralajmëruar për sjelljen e tij në të ardhmen për një shkelje të rregullores të FA”, thuhet në deklaratë.

Vlen të theksohet se ky dënim është i vlefshëm vetëm në futbollin anglez. Në rast transferimi te ndonjë skuadër tjetër jashtë Anglisë, CR7 nuk do të jetë i pezulluar, ndërsa gjoba nuk hiqet dhe duhet të shlyhet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dëshirë apo tratativë konkrete?

Gazetari trazon Premier League: CR7 tek Arsenal!