MENU
klinika

Lufta me Ukrainën

Rusia bën gati ‘dhëmbët e dragoit’, trupat e Putinit provojnë taktikën e re

08.11.2022 - 18:04

Rusia raportohet se së fundmi po shton përpjekjet e saj për të ndërtuar pengesa për të ngadalësuar përparimin e forcave ukrainase në vendet kryesore që po mbron, duke përfshirë rrethinat e qytetit të shkatërruar të Mariupolit, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Shërbimet e inteligjencës britanike të martën thanë se ushtria ruse po përdorte dy uzina në Mariupolin e pushtuar për të prodhuar një numër të madh të “dhëmbëve të dragoit”, të cila janë blloqe betoni piramidale të dizajnuara për të ngadalësuar avancimin e automjeteve ushtarake.