MENU
klinika

Gjeneral * Piro AHMETAJ

“Shqipëria e kërcënuar nga fuqia e mbipushtetit & opozita e mllefosur”

02.11.2022 - 13:25

Jo vetëm Ne Shqiptarët por edhe kombe tjera të vogla, për të frymëzuar bashkëAtdhetarët në raste udhëkryqesh kritike,  citojnë ligjërime nga personalitete me peshë globale, kryesisht nga vende të mëdha, por sigurisht jo vetëm.

Nënë Tereza, mbetet si simbol i krenarisë Kombëtare, por edhe si rast  “përjashtues” si, pse dhe në ç’masë është e mundur të tejkalohen vlerat përtej kufijve shtetërorë.

Ndërsa kur vjen fjala për përkushtimin, përulësinë dhe përgjegjshmërinë e ushtrimit tē funksioneve shtetërore në vendet  demokratike, si referencë e përbotshme ështē jetësuar mesazhi i  Presidentit të SHBA, John F. Kennedy: “Mos pyet se ç’ka bërë atdheu për ty, por çfarë bën ti për atdheun tënd”!

Nuk po them aspak që bëjnë keq që të marrin si referencë personalitete të huaja në ligjëratat dhe aspiratat politike, por “unë” gjithësesi mendoj se (sh) përdorimi ekzagjeruar nuk i shërben interesit të shoqërisë në tërësi.

Si provë shtesë” sjell në vëmendje një personalitet (bio) Shqiptar, i cili rreth 5 vite mbasi të vinte në jetë, Presidenti JF Kenedi (1917), ose pothuaj 100 vite më parë, Mid’hat Bej Frashëri, shndrin fortë me mesazhin: “Meqënëse jeta dhe siguria e gjithë secilit, është e lidhur me fatet e gjithë atyre që, së bashku formojnë KOMBIN, do të na i donte shpirti që çdokush të sakrifikojë 5 minuta në 24 orë dhe të hetojë nga thellësia e vehtes se ç’shërbim ka bërë dhe c’të mirë mundet t’i bëjë kësaj shoqërie që e quajmë KOMB”.

Edhe pse 4 dekada më herët se JFK si dhe rrethana krejt të ndryshme, mesazhet janë shumë të ngjashme dhe të përbotshme me  sa sipërpërmendur nga ish-Presidenti Kenedi, por edhe më fortë dhe më embël tingëllojnë në gjuhën Shqipe, dashuria, përulësia dhe përgjegjshmëria Atërore e Mid’hat Frashërit për përparimin e atdheut tonë të përbashkët.

Ndërsa disa vite më von, përsëri shtetari sprovuar nga pesha e pushtetit, Mid’hat Bej Frashëri, ndoshta i dëshpëruar ulëret: “Shqiptarēt do ti fitojnë të gjitha luftrat, sapo të kenë përfunduar betejën e fundit mes tyre/vedit”. Ndoshta cinike, fatëkeqësisht  aktuale dhe mistikisht e vërtetë.

Përtej zhgënjimeve mes rreshtave dhe “revoltës legjitime” të Shenjtërisë së Tij, Mid’hat Bej Frashëri,  që vuri mendjen, zemrën, frymën dhe pasuritë në shërbim të kombit, ky mesazh mbetet ku e ku larg nga shpërthimet egocentrike të Faik Bej Konicës, por që, për fat të keq na ndjek si “mallkim i moderuar” në  përpjekjet 110 vjeçare për shtetformin, demokraci dhe përparimin e kombit.

Por, përtej 45 vitet e regjimit komunist, që në fakt diskretitoi vetëveten duke u përjekur të denigrojë (p.sh si  përrallat idjote me pulaxhi kotecesh!!) figurën e Mid’hat Bej Frashërit, pyetja mbetet si i gjejmë sot, mbas viteve 1990 të reflektuara, idetë, brengat dhe mesazhet e shtetarit mendjehapur:

Fatëkeqësisht, për mbi 30 vjet, kryetarë të verbuar nga fuqia e të gjithëpushtetshmit; Shtetarë,  Kuvendarë, Prekurorë, Gjyqtarë dhe Noterë të emëruar për tu (sh) përdorur deri në neveri; ambasadorë episodik; xhelat dhe spiunë të regjimit gjakatar; opozitar të mllefosur mbas një dekade humbjesh (vetë) diskretituese; opinionist të gjithëditur, kamikaz të trudhjamosur dhe sekser të stërvitur: mbasi pushtuan dhe privatizuan partitë politike, kanë vjedhur si kusarë votat, pronat dhe të ardhmen e qytetarëve shqiptarë si dhe vijojnë t’ju dorovisin pasuritë kombëtare, oligarkëve, ose (karrocierëve dhe kapterëve të kompanive piramidale) të pushtetit të radhës”.

Për edhe shumë më keq, ende po kërcënojnë seriozisht Shqipërinë me riciklimin e “pluralizmit – fasadë” si dhe besimin e shqiptarëve te vlerat e të djathtës moderne: “Familja, Zoti, Prona, Demokracia funksionale, harmonizimin e balancuar të pushteteve si dhe shtetin e sundimit të ligjit për të gjithë qytetarët“.

Gjithësesi mbetem shpresëplotë se nga hiri i Mid’hat Bej Frashërit, me besimin në vlerat perëndimore dhe Perëndia = gjenerata e lindur në liri do të ringrihet për ta çliruar dhe shëruar kombin nga ky sekt – politikanësh dhe pusht-etarësh zullumqarë. Bashkë me këtë, një ditë, më mirë herët se kurrë, do tu duhet të përballen për të ringjallur shpresat dhe bekimin e shqiptarëve se, “Shqipëria i qofshim falë”,  mund dhe do të bëhet si shoqëritë Euroatlantike = ShBA dhe gjithë vendet e  Europës demokratike!

Në përmbyllje, kurrē nuk do të mjaftonte të përsërisim edhe më fortë nderimin e përjetshëm për Mid’hat Bej Frashërin, të birin e Abdylit të Prizërenit, shtetarit mendjehapur nga porta/dera e frashëllinjëve mëndjendritur, i cili  e meriton të  skalitet në memorjen/kujtesën e kombit si Babai i të djathtës oksidentale: “për vizionin mistik, përkushtimin shenjtëror dhe kontributet atërore duke mbjellë, vaditur dhe selitur përparimin dhe vlerat perëndimore edhe në Shqipëri”.

Përulësisht, Gjeneral ® Piro Ahmetaj,

Seinor Expert për SK dhe NATO-n;

Zv/President i Këshillit të Atlantikut; & ish:
Këshilltar i Presidentit & Zv/ShShPFA,

Përfaqësues Kombëtar në SHAPE/NATO.