MENU
klinika

Shefi i NATO-s flet “pa doreza”

Si pritet të përfundojë lufta në Ukrainë

29.11.2022 - 19:48

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jean Stoltenberg, është shprehur se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në tryezën e bisedimeve.

“Ajo që ne dimë është se shumica e luftërave përfundojnë në tryezën e negociatave dhe me shumë mundësi edhe kjo do të përfundojë në tryezën e bisedimeve”, thotë ai.

“Unë mendoj se mesazhi kryesor është një paqe e qëndrueshme,” thotë ai.

Sipas tij, mënyra e vetme për ta arritur këtë, është të sigurohet që agresori të mos fitojë, duke shtuar se përdorimi i dimrit si armë kundër ukrainasve është “luftë brutale”.

“Mund të tingëllojë si një paradoks, por realiteti është se mënyra më e mirë për të arritur një paqe të qëndrueshme në Ukrainë, është të ofrohet mbështetje ushtarake”, përfundoi Stoltenberg.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë shkruajnë mediat e huaja?

A do t’i shpallë Erdogan luftë Greqisë?