MENU
klinika

Tabela

Sinoptikanët tregojnë zonat ku pritet të bjerë shi gjatë fundjavës

11.11.2022 - 14:47

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se ditën e shtunë moti parashikohet me vranësira dhe intervale të shkurtëra kthjellimi.



Reshje shiu të herëpasherëshme me intensite të ulët në zonat malore e reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në qendër dhe jugperëndim të vendit. Në majat e maleve në verilindje dhe juglindje reshje të dobëta bore.

Ditën e diel moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi. Reshje shiu deri në orët e mëngjes në jug dhe qendër të vendit me intensitet mesatar ndërsa në veri me intensitet të ulët të karaktërit lokal. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente me intensitet të ulët përgjatë zonave bregdetare të vendit.

Era do te fryje nga verilindja –veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë po ndodh në plazhin?

‘Tërbohet’ moti në Shqipëri