MENU
klinika

Formula 1

Skuderia Haas merr vendimin për Mick Schumacher

17.11.2022 - 16:31

Mick Schumacher nuk do të jetë më një pilot i Haas, duke i dhënë kështu lamtumirën Formula 1 pas vetëm dy sezonesh. Piloti i ri gjerman nuk ka rinovuar dot kontratën me makinën amerikane, që e ka zëvendësuar djalin e 7 herë kampionit të botës me një tjetër gjerman, Nico Hulkenberg.

Prej muajsh palët ishin në bisedime për të rinovuar kontratën, por kjo nuk ka ndodhur, pasi skuadra Haas ka mbetur e pakënaqur nga paraqitjet e gjermanit, ish-kampion bote në Formula 2 dy vjet më parë. Mick pagoi shtrenjtë aksidentet e shumta që ka patur me makinën Haas, që ka shpenzuar shumë për ta rikthtyer njëvendëshen e pilotit në gjendjen e mëparshme.

Piloti tjetër i Haas është Kevin Magnussen, që tashmë do të ketë një shok të ri skuadre. Gjithsesi, e ardhmja e Mick Schumacher mund të vijojë të jetë në Formula 1, si pilot rezervë i ndonjë skuadre tjetër.

Piloti gjerman Mick Schumacher ka mbetur i zhgënjyer nga vendimi i marrë prej makinës amerikane “Kjo do të jetë gara ime e fundit me Haas. Nuk dua ta fsheh faktin se kam mbetur i zhgënjyer nga vendimi për të mos rinovuar kontratën mes nesh. Gjithsesi, dua të falënderoj Haas, F1 dhe Ferrari për mundësinë që më dhanë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN