MENU
klinika

Formula 1

Pritej më shumë, Ferrari shkarkon drejtorin sportiv

15.11.2022 - 15:38

Në prag të garës së fundit sezonale që zhvillohet ditën e diel në Abu Dhabi ka ardhur lajmi se Mattia Binotto nuk do të jetë më drejtori sportiv i Ferrarit. Vendin e tij do ta zërë shefi i Alfa Romeo, Frederic Vasseur.

Vendimi për të larguar Binoto vjen pas gabimeve të shpeshta në strategji që ka bërë “kokëkuqja” këtë sezon të Formula 1, që i kanë kushtuar shtrenjtë. Vasseur, 54 vjeç, ishte kërkuar që vjet nga Ferrari, por transferimi nuk u konkretizua.

Ky transferim do të thotë një revolucion i madh te skuadra italiane, që afron një personazh që ka më shumë përvojë në menaxhimin e garave, përfshi edhe kategori të vogla, krahasuar me Binotton. Ky i fundit ka vite që punon për Ferrari, pasi më herët ka qenë shef i sektorit teknik të garave.

Binotto mbyll kështu një cikël 4-vjeçar me “kokëkuqen”, ku qëndron në krye të saj prej vitit 2019. Ai ka meritën se këtë sezon riktheu Ferrarin në nivelet e dikurshme pas dy sezonesh zhgënjyese, por makina italiane nuk dueloi dot për titullin. interesant fakti se Leclerc debutoi në Formula 1 me Sauber, kur drejtori sportiv i garave ishte pikërisht Vasseur.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak