MENU
klinika

Formula 1

Surpriza e madhe, Haas merr “pole position”

12.11.2022 - 14:29

Piloti danez Kevin Magnussen me makinën amerikane Haas siguroi “pole position” në pistën braziliane të Interlagos, duke ndalur kronometrin në 1’11”674. Një rezultat i papritur i një piloti dhe makine që nuk duelon për fitore, e cila përfitoi nga kushtet atmosferike.

Ky rezultat u ndihmua edhe nga dalja jashtë piste e britanikut George Russell me Mercedes, duke bërë që të valëvitet flamuri i kuq dhe të ndalen provat zyrtare.

Në ato momente nisi shiu dhe kur rinisën provat zyrtare asnjë pilot nuk doli në pistë, pasi askush nuk do ta përmirësonte më kohën e dhënë nga danezi, që kori “pole” të parë në karrierën e tij. Festë e madhe te Haas për këtë rezultat, pasi makina amerikane arriti “pole” e parë në histori.

Në vendin e dytë u klasifikua holandezi Max Verstappen me Red Bull e pas tij pikërisht Russel me Mercedes. I katërti doli Lando Norris me McLaren e më pas spanjolli Carlos Sainz me Ferrari. I teti doli Lewis Hamilton me makinën tjetër Mercedes, që la pas meksikanin Sergio Perez (Red Bull) e Charles Leclerc me Ferrari.