MENU
klinika

Ja cila është

Teologu shqiptar habit me deklaratën: E hëna nuk është dita e parë e javës

09.11.2022 - 18:05

Të gjithë ne e urrejmë të hënën, si një nisje e javëve të lodhshme.

Mirëpo, duket se do të ndërrojmë mendje.

Teologu i njohur Miron Cako ka qenë ditën e sotme i ftuar në ‘Shqipëria Live’ teksa ka folur mbi besëtytnitë dhe besimet e ndryshme në masën e gjerë të popullsisë, ku ka çuditur me një deklaratë.

Ndër të tjera në fjalën e tij Cako ka treguar se e hëna nuk është dita e parë e javës. Sipas tij dita e parë e javës është e diela dhe 7 ditëshi mbyllet me të shtunën.

“E hëna nuk është dita e parë e javës sepse dita e parë është e diela. 7 ditëshi mbaron me të shtunën.”– tha Miron Cako.