MENU
klinika

Akuzohen për të njëjtën aferë

U rikthye në burg pas kërkesës së SPAK, Alqi Bllako në një qeli me Lefter Kokën

11.11.2022 - 15:57

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako, është kthyer përsëri në qeli dy ditë më parë. Gjykata e Posaçme e Apelit pranoi kërkesën e SPAK dhe vendosi ta rikthejë në qeli politikanin e akuzuar për aferën e inceneratorëve.

Nga raportimet mediatike, bëhet me dije se Bllako është dërguar në qelitë e Durrësit, atje ku ndodhet dhe ish-ministri Lefter Koka. Ky i fundit është arrestuar dhe akuzohet për të njëjtën aferë, atë të inceneratorëve.

Po sot, togat e zeza kanë marrë në dorëzim akt-ekspertimin e gjendjes shëndetësore të Lefter Kokës, pasi avokatët e tij pretendojmë se ish-ministri ka probleme shëndetësore. Në fakt, në të paktën dy raste ai është dërguar për mjekim në spitalin e burgut.

Seanca e radhës u caktua të mbahet të premten e ardhshme, ku do të vendoset edhe në lidhje me kërkesën e bërë nga mbrojtja e ish-ministrit. Lefter Koka kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, nga “Arrest në burg” në një masë më të butë.

Kërkesa është për njërën nga masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata për inceneratorin e Fierit, ndërsa ajo për Elbasanin atij iu rrëzua rreth dy javë më parë. Kurse Alqi Bllako, ish-vartës i Kokës në Ministrinë e Mjedisit, pas ndryshimit të vendimit në Apel, duke e rikthyer në burg.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U arrestua për aferën e inceneratorëve

Alqi Bllako do të merret në pyetje sot nga SPAK