MENU
klinika

Nga Agron Gjekmarkaj

Udhëtimi i qerratusherve drejt selametit dhe një reflektim semantik

06.11.2022 - 15:50

Qerratenjet, qerratallaret, qerrateshat dhe qerratusherit të perbashkët kanë qerratallëkun. Nga pushtimi i gjatë otoman populli ynë ka huazuar disa fjalë,koncepte e trajta të cilat nëse befas do ti debonte nga gjuha shqipe, menjehere do të ndiente mall e brengë.

Do shihje dikë në televizor a në rrugë e nuk do e perkufizoje dot ! Po kaq respekt meritojnë fjalë kopuk, teveqel, i pahajer, zuzar, qelepirxhi ,batakçi, dovlet e hyqymet.

Tek qerratusherit hynë të dyja gjinitë si trajtë permbledhese ashtu siç bashkon ëngjejt mungesa e seksit.

Prapashtesa ush, usher, usherit është perkedhelesë. Per ilustrim, një ministrush, shumes ca ministrusher.

Në politikë dhe per politikanet, ne domëthëne, fjala qerrata ngjit më shumë. Fjali “eee është qerrata i madh ai”degjon rendom. Kjo vjen ngaqe nuk do ti thuash hajdut, genjeshtar, gomar apo surratqerep, dylme apo faqezi. Një ministri që genjen per qejf të gojes ke dilemen ti thuash zullap a trap pastaj nuk do ta prishesh gojen e mbyll me qerrata, po ai prape di genjeje i bindur dhe i lumtur se ai e ka shpikurr rrenen.

Tani në prag të zgjedhjeve lokale ka një zgjim të madh deshirash, ëndrrash , deliresh, njoftimesh e thagmash. Rëndin të shpjegojnë sa të mirë janë, sa e padrejtë që kaq vonë shfaqen, sa i do komshia, po kaq njeriza, lagjia, qyteti, vendi dhe vertete ndonjë i tillë është. Por disa janë thjeshtë qerratusher të cilet nisin udhetimin drejt selametit.

Një udhetim në emer të se mires, së bukures vetë ketij qerrata vatan qe e kanë jaran dhe i ka xhan.

Disa me barkun e madh në te cilin fusin berxolla me pas embelsirë e menjëhere pas saj një peshk në zgarë, me arra në gojë e fraza çyryke me babezi në mendjen nisin yxhymin e tyre. Ata darovisin, premtojnë, vrapojnë, guxojnë , rrahin shpatulla, hanë hudher e qepë ecin haravan drejt ëndërres perpjete.

Po ata, veç ata tregtarë të perjetshem flamujsh ku dijet me të medha i strehojnë në zorrë, shpallin armiq, besnikë, demokrat, i shitur, i blerë Salistë, Bashistë, Ramistë. Këte e bejne ata qe veç marrin e japin , që dinë çdo çmim e asnjë vlerë, bash ata që të rrasin doren në xhep, që ngaqë vetem shiten dhe blejne mendojnë se eksperienca i ndihmon edhe per të tjeret.

Ndonjë zonjë duket e sapo dalë nga psikiatria dhe leshon hungrima dhe jerme per lavdinë që se ka.

Ndonjë nuk di të numeroje por kupton çfarë është shumë e që derman i bën.

Një tjeter se di çfarë i mungon por di çfarë është pak në shtepinë e tij.

Rriqnat ne kurrizin e Shqiperisë nuk kanë të sosur. Udhetimi i qerratusherve po kaq i pafund. Durimi i shqiptarve? Ai është i perjetshem.