Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte sot në Berlin ku bashkë me liderët e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë marrë pjesë në Samitin për rajonin në kuadër të Procesit të Berlinit.
Në një konferencë për media kreu i Qeverisë së Kosovës është pyetur për mungesën e Aleksander Vuçiçit në këtë organizim ku edhe janë nënshkruar tri marrëveshje.
Kurti ka thënë se nuk e di arsyen pse Vuçiç nuk ka marrë pjesë në Samit, ndërsa ka shtuar se nuk është se i ka munguar dikujt.
Pas kësaj, Kurti duke se ka thumbuar kryeministrin Rama, duke thënë se “ndoshta ndokujt i ka munguar, por sigurisht jo mua”, shkruan gazeta Express.
“Nuk e di pse nuk ka ardhur për besë edhe nuk është që na mungoi fort, ndoshta ndokujt, por sigurisht jo mua”, ka thënë Kurti në konferencë për gazetarët.
Kurit tutje ka thënë se sigurisht që Vuçiç do të ishte i vetmuar në një organizim të tillë.