MENU
klinika

“Kryeqyteti i zemrës së…”

Vuçiç pozon nga restoranti: Po pres Ramën dhe Kovaçevskin

17.11.2022 - 21:49

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka postuar një fotografi nga një restorant në Beograd në rrjetet sociale, ku krahas saj shkruan se është duke pritur kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

“Beogradi ka qenë gjithmonë kryeqyteti i zemrës së madhe, mikpritjes së sinqertë dhe ushqimit të mirë. Në pritje të miqve Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski. Nuk rezistova pa provuar salsiçen Pirot…ne tashmë jemi duke bërë marrëveshje për panairin e madh të verërave dhe ushqimeve të vitit të ardhshëm në Beograd”, ka shkruar Vuçiç krahas postimit.

Kujtojmë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama ndodhet në Serbi për Konferencën Rajonale të organizuar nën kujdesin e Qeverisë së Norvegjisë, mbi “Mundësitë e investimit në energjinë e ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor” dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit për sigurinë energjitike.

Eventi po mbahet në kryeqytetin serb, Beograd dhe duket se pas konferencës tre kryeministrat do të darkojnë së bashku në një restorant të njohur të qytetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN