MENU
klinika

‘Të shqetësuar nga zhvillimet në veri të Kosovës’

Xhaçka: Ky është momenti kur dialogu nevojitet më shumë se kurrë

06.11.2022 - 21:54

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës duke thënë se largimi i Listës Serbe nga institucionet është akt përshkallëzimi.

“Të shqetësuar nga zhvillimet në veri të Kosovës. Dalja nga institucionet e Kosovës është një akt përshkallëzimi në një kohë kur nevojitet bashkëpunim dhe dialog konstruktiv. Ky nuk është momenti për të hequr dorë dhe bojkotuar. Ky është një moment kur dialogu nevojitet më shumë se kurrë”, shkroi Xhaçka.

Më herët, presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologen Vjosa Osmani. Begaj shkruan se është e rëndësishme që të vazhdohet dialogu me Serbinë, duke pasur në vëmendje ruajtjen e paqes, si edhe integritetin territorial të Kosovës.

“Sot zhvillova një bisedë telefonike me homologen Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës. Gjatë bisedës u informova mbi situatën e tensionuar në Veri të Kosovës dhe kryesisht u ndalëm në dorëheqjen e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe bllokimin e funksionimit të tyre.

I shpreha shqetësimin Presidentes Osmani dhe njëkohësisht inkurajova vazhdimin e dialogut mes palëve, duke patur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO. Mbetet madhor interesi i integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Begaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si po përpiqet Serbia dhe Rusia të “zhysin” gjithë rajonin në luftë

Tensionet në Veri të Kosovës, Pandeli Majko ngre alarmin