MENU
klinika

“Beogradi, lojë të rrezikshme në veri”

Zhvillimet në veri të Kosovës/ Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thirrje Qeverisë

06.11.2022 - 18:44

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thotë se po përcjell me shqetësim zhvillimet në komunat veriore të Republikës së Kosovës, të banuara me shumicë të popullsisë serbe.

Me anë të një reagimi, Këshilli i Ambasadorëve thekson se refuzimi i zbatimit të urdhrave ligjorë të strukturës drejtuese të policisë së Kosovës, nga eprorët e policisë të komunitetit serb në veri, është veprim jo vetëm kundër ligjor, por dhe provokues e i rrezikshëm.

“Në asnjë shtet nuk mund të këtë dy sisteme juridike dhe institucionale paralele. Republika e Kosovës është shtet sovran dhe demokratik, që ofron garanci kushtetuese dhe ligjore pakrahasimisht të larta për pakicat etnike.

Tensionimi i situatës në komunat veriore të Republikës së Kosovës dhe dirigjimi i këtij tensionimi nga struktura që drejtohen nga Beogradi, është një lojë e rrezikshme. Për më tepër, kur kjo përkon me tendencën e vazhdueshme të Rusisë së Putinit për të përshkallëzuar luftën agresive në Ukrainë.

KASH mbështet çdo veprim të shtetit të Kosovës për të mbrojtur rendin demokratik dhe bën thirrje për ulje të tensioneve”, thuhet ne reagim.

Po ashtu, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë kërkon nga Qeveria e RSH që të qëndrojë haptazi dhe aktivisht në mbështetje të së drejtës legjitime të shtetit të Kosovës për të zbatuar rendin dhe ligjin në tërë territorin e saj.

“Shqipëria e ka detyrim kushtetues, moral dhe kombëtar të mbështesë forcimin e pozitës ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, sidomos në iniciativa rajonale, si dhe fuqimizimin e brendshëm të saj.

Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë të përkushtuara t’i shërbejnë paqes, stabilitetit, fqinjësisë së mirë dhe agjendave Euro-Atlantike në rajonin tonë”, mbyllet reagimi i Këshillit te Ambasadorëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Beogradi kërkon destabilizim të Kosovës”

Albin Kurti flet për situatën në veri


Dy vendime historike do të merren në vetëm dy ditë

Mediat serbe japin alarmin: Një muaj i vështirë e pret Beogradin

Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE

Çfarë ndodh me krijimin e Asociacionit

“Duhen përgatitje për skenarin më të keq”

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani! A po përsëritet historia?

“Retë e zeza politike kanë mbuluar Serbinë”

Vuçiç pranon se ka frikë nga padia e Kosovës për gjenocid