Mediet në Kosovë kanë zbardhur ekzaminimin mjekësor të të moshuarës që u dhunua nga infermierja Aurona Pelaj dhe në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.
Sipas mediave në raportin mjekësor thuhet se nga ekzaminimi ka rezultuar se viktima ka pasur lëndime trupore edhe më herët. Po ashtu, sipas të njëjtit raport viktima sipas mjekëve nuk është në gjendje të flasë për atë çka i ndodhi, kështu që u vendos që dëshmia e saj të merret në një situatë tjetër.
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimi prej 30 ditësh për të treja ish- infermieret të cilat akuzohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë sulmuar fizikisht të moshuarën në azilin “Orenda” në Pejë.
Kujtojmë se dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dhunuan të moshuarën, teksa Remize Kuqi ka filmuar. Ato kanë përfunduar në pranga të Policisë dhe janë pezulluar, bashkë me një punëtore tjetër. Gruaja që u dhuna nga infermierja e qendrës është nëna e një ushtari të UÇK që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë. Ajo është nëna e Taulant Reshat Nura, dëshmori që ra në Betejën e Qabratit.