MENU
klinika

"Pengjet" e reperit

42 diamante në varësen e Drake, por ja kuptimi i fshehtë i tyre

15.12.2022 - 12:18

Miku i Drake, dizajneri i bizhuterive, Alex Moss ka zbuluar kuptimin që fsheh varësja e artistit.

Çdo unazë që gjendet aty përfaqëson herët kur Drake për pak i ka propozuar një gruaje për fejesë, por si përfundim nuk e bëri asnjëherë.

Pra 42 unaza diamanti për 42 herët që reperi ishte në prag të bërjes së “pyetjes së madhe”.

Në një postim në Instagram ku tregon varësen, Moss shkruajti: “Krijimi i ri, i quajtur “Fejesat e Mëparshme, për të gjitha herët që ai mendoi të propozonte, por nuk e bëri kurrë”.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Publiku shqiptar meriton të tilla koncerte

Capital T në koncertin e Drake