MENU
klinika

Rama hap “Pakon e Madhe”

695 mijë pensionistë do të përfitojnë 8000 Lekë të reja

30.12.2022 - 10:47

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një lajm të mirë për shtresat në nevojë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama bën me dije se pensionistët do të marrin 8000 lekë të reja secili nga Pakoja e Madhe.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me kënaqësinë e faktit se 695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000Lekë (të reja) secili nga Pakoja e Madhe, ku do të kenë pjesën e tyre 1 milionë shqiptarë, që do të përfitojnë sipas kategorive deri në 20000Lekë (të reja), për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës deri në fund të këtij dimri të vështirë për mbarë Europën, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama: Do të shpërndahet në fillim të dhjetorit

Sa do jetë bonusi i fundvitit që do përfitojnë pensionistët