Faturat, qiratë dhe taksat janë “vendi” ku shkojnë pothuajse 70% e të ardhurave të familjeve.
Kështu rezulton nga një anketim i kryer në Greqi, ku qytetarët pjesën më të madhe të buxhetit të tyre mujor e çojnë për të paguar shpenzimet utilitare.
Ndërsa pritet që pagesat për faturat e shërbimeve utilitare që zënë pjesën më të madhe të shpenzimeve të rriten në vijim.
Pritshmëritë për vitin e ardhshëm mbeten të ulëta, ku pothuajse një në dy persona pret rritje të shpenzimeve për shërbimet utilitare në gjashtëmujorin e parë të 2023, por edhe për blerjet e produkteve.
Sipas anketës gjashtëmujore të SELPE për ndjenjën e konsumatorit që bën blerje me pakicë, të kryer në bashkëpunim me laboratorin ELTRUN në Universitetin e Ekonomisë dhe Biznesit të Athinës në një kampion prej 1500 konsumatorësh, shpenzimet për faturat e shërbimeve përfaqësonin 33% të të ardhurave në nëntor 2022, nga 30% dhjetorin e kaluar dhe 25% në dhjetor 2020.