MENU
klinika

Beniada e thotë haptazi ‘dëshirën’ e saj

A do ishte e gatshme të futej sërish në BBV?

05.12.2022 - 12:48

Beniada Nishani është një person shumë i dashur për publikun. Ajo së fundmi për “E Diell”, ka treguar se BBV ka qenë eksperienca më e bukur në jetën e saj.

“Ka qenë mendoj eksperienca më e bukur e jetës time. Nuk krahasohet me asnjë eksperiencë tjetër. Disi edhe na mungon. Tani që mendoj se do të fillojë Big Brother 2, them sikur të isha futur akoma edhe një herë, vetëm për disa ditë”, u shpreh ajo.

Beniada Nishani ka qenë së fundmi e ftuar në programin “Why Not”. Ajo ka folur për jetën e saj personale si dhe është ndalur edhe te eksperienca e saj në “Big Brother VIP”.

Beniada tha se paratë nga BBV i ka marrë dhe disa prej tyre i ka shpenzuar.

“I mora i mora. Patjetër. Shumë korrekt. Rrush e kumbulla i bëra. Nuk i kam harxhuar të gjitha se jam dhe pak gjirokastrite dhe do të blej një makinë, pastaj avash, avash shikojmë”, tha Beniada

Jo vetëm kaq por ajo u ndal edhe te marrëdhënia e saj me Einxhel Shkirën si dhe komentoi së fundmi edhe komentet që ka bërë Einxhel më herët për të në program.

“Tani përtej shakave e kisha parë këtë pjesë. Unë jam munduar të mos e komentoj pasi ndonjëherë njeriu lëndohet për gjërat e vogla, për një fjalë. Ka qenë një shoqëri e bukur e jona ishim 2 goca kundër shumë të tjerëve. Kam thënë se jam munduar të kem kujdes ti përgjigjem. Përveç kësaj e kam pasur shumë xhan. Ndonjëherë bëjnë vaki këto gjëra. Ndonjëherë në shoqëri njerëzit për disa keqkuptime prishen kot. Por gjëja më e bukur është kur njerëzit flasin sy më sy. Unë i uroj një shtatëzani të mbarë dhe jam e sigurtë se në një të ardhme gjërat do të ndryshojnë”, përfundoi ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Beniadës i ka mbaruar ‘parfumi’”

Banorët diskutojnë nominimet

Ku do ta shohim bukuroshen pas Big Brother?

Beniada merr ofertën e papritur nga Top Channel