MENU
klinika

Sqaron drejtori i Komunikimit në PD

A do japë Berisha dëshmi për dhunën që iu bë në protestë?

07.12.2022 - 12:04

Drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela sqaron se kreu i PD-së, Sali Berisha dëshminë e tij në lidhje me sulmin që iu bë dje në protestë e ka dhenë publikisht, gjatë komunikimit me gazetarët.

Me anë të një postimi në Facebook, Lela i bën apel policisë që të tërhiqet nga provokimet, duke e akuzuar si te korruptuar.

“Me marrin gazetaret per te me pyetur: a ka marre Berisha thirrje per te deshmuar ne Polici dhe kur do shkoje? Pra, Berisha duhet ta denjoka kete Polici kulimo-politike dhe te shpenzoje, qofte edhe nje minute me te, sikur deshmia e tij nuk u dha e plote publikisht, dhe sikur nuk u pa gjithcka publikisht. Sikur dhuna ne fytyrën e tij dhe te opozitës nuk mjafton!!!

Policia duhet te beje mbrapsht nga seria e provokimeve dhe te rrije ne vrimën e saj qe qelbet era kembe korrupsioni!

Ja edhe dëshmia me poshtë!”