Që prej ditës që Ori Nebiaj pranoi mandatin e deputetes në rradhët e Partisë Demokratike, menjëherë nisën aludimet për emrin që do të “merrte në dorë” moderimin e Përputhen. Aludimet qenë të shumta ku ndër pretendentet kryesore ishin: Bora Zemani, Elona Duro, Nevina Shtylla dhe Elita Rudi.
Gjithashtu gjatë një interviste, autorja e programit Olsa Muhameti u shpreh se i ka bërë ftesë publike dhe zyrtare Borës për të qenë ajo moderatorja. E mesa duket më në fund e kemi një përgjigje.
Mbrëmjen e djeshme i ftuar në programin “Goca dhe Gra” në Top Channel ishte moderatori Isli Islami që me shumë stil zbuloi se do të ketë një rikthim të Borës në Përputhen dhe do të jetë ajo moderatorja e re.
“Te Përputhen do shkojë më i shpejti, unë i kam gjunjët copë këto ditë. Dhe me sa di unë Bora Zemani ka dhënë një përgjigje”, u shpreh ai.
“E kuptuam, Bora Zemani do u ktheka në Përputhen”, ishte përgjigja e moderatoreve të programit e cila u pasua nga një heshtje e Islit. Dhe siç e dimë ne, heshtja është pohim.
Kështu që le ti urojmë Borë suksese në rikthimin në “shtëpinë” e saj të vjetër…