MENU
klinika

Analiza

A po përpiqet Erdogan të shpërqendrojë votuesit?

27.12.2022 - 09:34

Në përpjekjen tonë për të kuptuar se çfarë synon Erdogan duke u përpjekur të eliminojë kryetarin e bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, nga skena politike, është mirë të kemi parasysh se presidenti dinak turk është i ndjeshëm ndaj gabimeve të mëdha.

Kjo nuk do të thotë se ai ka humbur papritmas dinakërinë që e ka udhëhequr gjatë gjithë jetës së tij, por duhet të mendojmë nëse ky akt ekstrem ka për qëllim të tregojë se Erdogan është në krye dhe manipulon gjithçka siç e sheh të arsyeshme, nëse është gabim taktik, apo nëse ai po përpiqet të shpërqendrojë votuesit nga diçka tjetër.

Me Erdoganin gjërat janë gjithmonë të thjeshta dhe të ndërlikuara.

Duke parë blerjen e sistemit raketor rus S-400, ne shohim koston e dukshme për Turqinë në aspektin e marrëdhënieve të këqija me të dyja palët në Kongresin e SHBA dhe përjashtimit të vendit nga programi i avionëve luftarakë F-35.

Por sado që ky gabim t’i ketë kushtuar Turqisë, ai i ka shërbyer Erdoganit dhe Putinit: I pari nënkupton miliarda të panumërta para ruse që mbështesin një ekonomi të cilën ai vetë e ka dëmtuar më shumë se kushdo tjetër, ndërsa ky i fundit gjen një shteg të madh me të cilin mund t’i shmanget sanksioneve ndërkombëtare.

Nëse çështja S-400 tregon se ajo që është e mirë për Erdoganin nuk është domosdoshmërisht e mirë për Turqinë, përpjekja për të eliminuar Imamoglun mund të rezultojë e mirë për Turqinë dhe e keqe për Erdoganin.

Minimi i paturpshëm i parimeve më themelore të rivalitetit politik mund të bëjë që opozita e bashkuar nominalisht të vendosë përfundimisht për një kandidat të përbashkët për zgjedhjet presidenciale.

Gjithashtu, pavarësisht rezervave të tyre kundër votimit për kemalistët dhe nacionalistët e tjerë, kurdët dhe votuesit e tjerë të HDP-së (i cili gjithashtu po ndiqet penalisht) mund të lëvizin në favor të kandidatit anti-Erdogan, për të shmangur një goditje tjetër kundër demokracisë.

Një pyetje tjetër e rëndësishme është nëse turbulencat e brendshme që provokoi Erdogan ishte një gabim që largoi vëmendjen e votuesve nga politika e jashtme, apo nëse ai dëshiron që njerëzit të harrojnë se raketat retorike kundër fqinjëve nuk çon askund.

Burimi: Gazeta greke Kathimerini
Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nëse fiton në zgjedhjet e vitit 2023, atëherë...

A e ka arritur Erdogan të ndërtojë “Turqinë e Re”?