MENU
klinika

Rrugëtimi drejt BE-së

Abazoviç: Kosova do të ketë mbështetjen e plotë të Malit të Zi

16.12.2022 - 21:21

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka uruar Kosovën pas aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Me anë të një postimi në Twitter, Abazoviç e quajti procesin historik për Kosovën, duke theksuar se me këtë fuqizohen aspiratat e Ballkanit Perëndimor për integrim në familjen e madhe evropiane.

Postimi i Policisë:

Ky akt historik për Kosovën fuqizon aspiratat e Ballkanit Perëndimorë për integrim në familjen e madhe evropiane. RK do të ketë mbështetje të sinqertë dhe të plotë të Malit të Zi në rrugëtimin e saj drejt BE-së! I drejtoj urimet më të përzemërta Qeverisë së Republikës së Kosovës për aplikimin për anëtarësim në BE dhe arritjen e liberalizimit të vizave. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Skandali i Bislimit dhe përjashtimi i Rusisë

A do ta synojë Kosova anëtarësimin në KE?