MENU
klinika

Kishin hedhur vaj ulliri në rrugë

Aksident në aksin Ballsh-Fratar, bllokohet qarkullimi rrugor

13.12.2022 - 17:24

Një asksident ka ndodhur në aksin Ballsh-Fratar mesditën e sotme. Mësohet se në këtë aks është derdhur vaj ulliri dhe për pasojë një autobot me naftë ka rrëshqitur.

Nga aksidenti është bllokuar i gjithë qarkullimi në këtë rrugë, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka të lënduar nga aksidenti. Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.