MENU
klinika

"Askush nga Serbia nuk do shkojë në Tiranë!"

Aleksandër Vuçiç bojkoton Samitin e BE

01.12.2022 - 21:09

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se “askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor”. Kjo për shkak siç tha ai, të reagimit “të turpshëm” të BE-së për emërimin e Nenad Rashiçit si ministër në Qeverinë e Kosovës.

“Ju merrni rrogën tuaj ditore, udhëtoni me aeroplan, bëni shënime se si Serbia është fajtore për diçka, dhe nuk mund të gjeni asgjë për të cilën është fajtore Serbia. Nuk ka problem, vetëm bëni pa Serbinë, kështu që le të shohim se çfarë do të bëni dhe si”, tha Vuçiç për Pink.

Ai shtoi se kur t’i drejtohen Serbisë, duhet të kenë parasysh gjithçka që është miratuar në Bruksel, nëse është vënë në praktikë dhe të kujdesen për deklaratat e tyre dhe të respektojnë Serbinë dhe qytetarët e Serbisë, shkruan Euronews Serbia.

“Për mua Kosova dhe Metohija janë vendi më i madh i shenjtë serb, për mua Serbia është vend i shenjtë. Është më mirë të shkoj, se sa t’jua dorëzoj dhe nuk do t’jua dorëzoj. Dhe prandaj askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë” tha Vuçiç.