MENU
klinika

I kishte fshehur poshtë levës së marshit

Arrestohet për drogë shqiptari në Greqi

17.12.2022 - 10:03

Policia greke pranë Autoritetit Portual Qendror të Pireut ka arrestuar një shqiptar për shkelje të ligjit për drogën.

Oficerët e Grupit Rajonal të Prokurorisë së Drogës kanë lokalizuar në zonën e Nea Smyrni, në lëvizje automjetin e 36-vjeçarit shqiptar, për të cilin ishin marrë informacione në lidhje me trafikun e drogës.

Në kontroll, të fshehura me kujdes nën levën e marshit, u gjetën dhe sekuestruan tre pako me preparat farmaceutik, në të cilat ndodheshin njëzet e pesë pako najloni, me kokainë. Nga ekzaminimi i provave të sekuestruara, u konstatua se ai mbante dhjetë pako me peshë 0,75 g secila, katërmbëdhjetë pako 1,00 g dhe një pako 2,00 g. Gjithashtu, atij iu sekuestruan një shumë prej 4550€ dhe një fletore me shënime të shkruara me dorë dhe dy telefona celularë.

Në një kontroll në banesën e 36-vjeçarit shqiptar, në zonën e Agios Dimitrios, Atikë, u zbuluan dy enë plastike me ekstrakte bimore kanabisi të papërpunuar, 544.60 gr bruto, ambalazh najloni me lëndë të dyshuar narkotike. Gjithashtu u sekuestruan edhe disa doza kokaine me peshë të ndryshme, enë metalike me ekstrakte bimore kanabisi të papërpunuar, dy peshore elektronike precize me gjurmë kokaine si dhe shuma prej 13.550€ në para Cash.