Ka një datë tradicionale për zbukurimin e shtëpisë për festat e fundvitit (6 dhjetor) dhe psikologët thonë se, se ata që dekorojnë ambientin ku jetojnë janë më të lumtur se të tjerët.
Steve McKeown, psikolog dhe themelues i Klinikës McKeown, argumenton se, zhytja në atmosferën festive ndodh për të mbajtur kontakt me fëmijën që është në ne, duke na mbajtur larg përgjegjësive dhe problemeve të jetës si të rritur. “Në një botë të plotë të stresit dhe ankthit” vazhdon psikologu, “njerëzit i lidhin festat e fundvitit me lumturinë, duke evokuar ndjenja të forta të fëmijërisë. Zbukurimet janë thjesht një spirancë për emocionet dhe eksitim kur ishim fëmijë “.
Edhe psikoterapisti dhe eseisti Amy Morin shton se për disa njerëz festat janë gjithashtu një mënyrë për të kujtuar dikë që nuk është më. “Festat në këtë rast, shërbejnë si një kujtesë kur të dashurit ishin gjallë, ose duke shikuar pemën e zbukuruar sjellin ndër mend se çfarë jete kishin, si hidheshin kur prisnin dhuratat. Për ata që kanë humbur dikë, festat sjellin në mendje kohërat e mira.”