MENU
klinika

Situata energjitike në vend

Balluku: Kurseni që të mos aplikohet fasha 800 kw në muaj

13.12.2022 - 18:46

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku ka bërë një pasqyrim të situatës energjitike në vend. Balluku, përmes një video, këshillon qytetarët shqiptarë që të kursejnë energjinë, njësoj siç kanë bërë në muajin shtator dhe tetor. Ministrja paralajmëron se javët që do vijnë do jenë akoma më të vështira, pasi festat kanë tendencë që të rrisin përdorimin e energjisë.

Balluku kërkon nga qytetarët që të kursejnë, në mënyrë që qeveria të mos vendosë në funksion fashën 800 kw.

DEKLARATA E PLOTË:

Kemi pasur një muaj me prirje të mëdha. Kemi vënë agregadet në punë, për të pasur volumet e duhura. Duke pasur parasysh se kemi filluar me një rezervë energjitike në muajin nëntor, kemi akumuluar 340 gigavatorë. 

Puna është bërë në bashkëpunim. Nuk ështyë vendosur fasha 800 k2 për nëntorin. Pas një thirrje që kemi bërë në muajin shtator, qytetarët na janë përgjigjur, për të konsumuar më pak energji, për të kursyer. E kemi vlerësuar ndihmën tuaj. është vendosur një fashë e cila mund të vihej në funksion, nuk u vendos kurrë pasi situata është përmirësuar. 

Duhet thënë se kursimi ka qënë i madh, na ka dhënë një dorë. Në muajin tetor e kemi mbyllur me 7% në rang vendi, dua të kërkoj dhe një herë ndihmën tuaj që qeveria të ju ndihmojë në mënyrë që të mos vendoset fasha. Institucionet kanë vazhduar që të kursejnë ashtu siç duhet. Dhe për muajin nëntor, cdo ndërtesë e cila është në funksion të shtetit shqiptar ka kursyer 20%. Kemi para nesh 2 javë që janë javët e festave, konsumi do të rritet ndjeshëm. Duhet që të menaxhohet nga të gjithë së bashku. Dy javët në vazhdim do të jenë të vështira për t’u përballuar, duhet të kemi synim kryesor kursimin e energjisë elektrike. Kriza është një situatë që mund të përballohet vetëm nëse bashkëpunojmë. 

Në raportin e fundit të FMN-së është vlerësuar fakti që qeveria nuk ka rritur me asnjë qindarkë cmimin e energjisë. Ne presim në ditët në vazhdim, prurje të reja në Kaskadën e Drinit. Kursimi është çelësi i suksesit tonë, të gjithë duhet ti kthehemi praktikës së mirë të muajit shtator. Na duhet një target, të paktën 5% të kursimit. 

Planet tona janë të rëndsishme dhe agresive, do fusim në prodhim dy anijet prodhuese elektrike, që ndodhen të stacionuara në triport. Kushtet atmosferike pas datës 17 do përmirësohen dhe nuk do kemi reshje. Na duhet që të kursejmë që të mos apilikojmë fashën. Së bashku mund t’ja dalim. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Skemë e re për dritat

Rikthehen fashat, rritet çmimi!

Basti i humbur për energjinë elektrike

Si u thanë HEC-et e Drinit me sytë nga qielli

Rishikimi i skemës për biznesin e madh

Fasha 800 Kwh nuk do të aplikohet as në nëntor