MENU
klinika

'Thyhet akulli'!

Bardhi i del në mbrojtje Berishës pas dhunimit: Akt burracak i Edi Ramës

06.12.2022 - 15:38

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dënuar aktin e rëndë që ka ndodhur në protestën e zhvilluar nga Partia Demokratike ditën e sotme. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se dhunimi i Berishës është një akt pas të cilit qëndron kryeministri Edi Rama. Bardhi e konsideron të rëndë dhe kërkon që dhunuesit të vihen para drejtësisë.

“Skenarët me dhunë ndaj kundërshtarit politik janë tipike të një regjimi të korruptuar dhe të kriminalizuar. Akt burracak i Edi Ramës, që nuk tremb dot askënd. Duke dënuar me forcë sulmin fizik ndaj z. Berisha, bëj thirrje që autorët e vërtetë të vihen menjeherë përpara ligjit,”- shkruan Bardhi. 

Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN