Modelja Bella Hadid, e cila kohët e fundit u bë kryefjalë mes fustanin e saj gjatë Javës së Modës në Paris, mori çmimin e shumëpritur Modelja e Vitit, të prezantuar nga modelja tjetër Ashley Graham.
“Veshjet nuk janë asgjë derisa të vihen në jetë nga zanati madhështor i modeles,” tha Graham përpara se të shpallte fitoren e Hadid ndaj kandidatëve Adut Akech, Quannah Chasinghorse, Paloma Elsesser dhe Lila Moss.
View this post on Instagram
Hadid nuk ishte në gjendje të merrte çmimin e saj personalisht sepse “trupi i saj nuk do ta lejonte”, tha stilisti Carlos Nazario i cili pranoi në emër të saj (Hadid ka folur publikisht për luftën e saj me sëmundjen Lyme dhe sfidat e shëndetit mendor.)
Në një video-mesazh, Hadid falënderoi agjentin e saj Luiz Mattos dhe nënën e saj Yolanda Hadid, si dhe ata që janë më pak të dukshëm në industri.
“Ju të gjithë, familja ime e modës, ishit ata që më treguat se kush mund të isha dhe më hapët sytë për gjërat që mund të bëja.Dua ta ndaj këtë çmim me të gjitha modelet që shfaqen çdo ditë dhe punojnë shumë me pak ose aspak mirënjohje. E di që nuk është e lehtë dhe ju shoh të gjithave. Unë jam një pjesë kaq e vogël e një vizioni të madh, dhe çdo person dhe çdo projekt është po aq i rëndësishëm sa tjetri. Ky çmim është për të gjitha ne”, tha Hadid.
Mes shumë markash për të cilat ka pozuar, supermodelja me famë botërore, Bella Hadid është gjithashtu imazhi i markës SWAROVSKI, të cilin e keni edhe në Tiranë! Vendodnodhja: Qendra Metropol në Rrugën Sami Frashëri, TEG dhe QTU.
Ajo reagoi më pas edhe në një postim në rrjetet sociale, ku në një shkrim të gjatë ajo shprehet falendëruese për çmimin, duke përmendur edhe të gjitha sfidat që ka kaluar në karrierën e saj.