MENU
klinika

“Po diskutohet mbijetesa”

Boçi: Elbasani është kthyer në epiqendrën e varfërisë

19.12.2022 - 18:13

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka publikuar deklaratat e tregtarëve, të cilët ankohen për situatën ekonomike, teksa po afrohen festat e fundvitit.

Në një status në rrjetet sociale, Boçi thotë se është trishtim që qytearët diskutojnë për mbijetesën, ndërsa pretendon se Elbasani është kthyer në epiqendrën e varfërisë.

“Çfarë trishtimi?!!!

Në prag të festave në Elbasan diskutohet mbijetesa!

S’ka punë! S’ka para! S’ka fuqi blerëse! S’ka të rinj! S’ka mbështetje! S’ka vëmendje!

Më thoni, çfarë borxhi i kanë qytetarët Partisë Socialiste e Bashkisë së saj që e kanë kthyer qytetin në epiqendrën e varfërisë?!”, shkruan ai.