MENU
klinika

Fenomeni Ronaldo negociator

Brazili kërkon si trajner ekspertin e Champions

14.12.2022 - 20:10

Pas humbjes me Kroacinë, trajneri Tite dha dorëheqjen nga Brazili dhe me njëherë shumë emra filluan të lakohen për të drejtuar pesë herë kampionët e botës.

Ndërsa së fundmi thuhet se Brazili dëshiron që legjenda e Francës, Zinedine Zidane, të zëvendësojë Titen si trajner, pasi dështoi të joshë Pep Guardiolën nga Manchester City. Sipas “Ok Diario”, Samba Boys do të përpiqen të tundojnë fituesin e trefishtë të Champions League me Real Madrid, Zidane, për të marrë drejtimin e Seleçao-s.

Brazili dështoi në negociatat me trajnerin e Manchester City, Guardiola, i cili nënshkroi një kontratë të re pak kohë më parë, që do ta mbajë atë në Etihad deri në verën e vitit 2025. Zidane po mbështetet nga ish-shoku i tij te Real Madrid dhe ikona e Brazilit, Ronaldo.

R9 ka një marrëdhënie të mirë me presidentin e Konfederatës Braziliane të Futbollit. Zidane kishte shpresuar të merrte drejtimin e Francës dhe tashmë thuhet se ka refuzuar gjashtë oferta, duke përfshirë edhe një me gjashtë shifra nga Paris SaintGermain për t’u rikthyer në menaxhim.