MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Ç’duhet të bëj për dyllin në vesh?

23.12.2022 - 11:16

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Dua të pyes pak mjekun ORL. Kam një problem shumë të madh me dyllin në vesh. 5 minuta sa kam dalë nga dushi, prapë më krijohet dyll në vesh, a është problem dhe ju lutem më thoni disa forma të trajtimit në shtëpi.

Mjeku: E di që rekomandohen një sërë formash për të pastruar veshët në kushte shtëpie, por unë nuk i rekomandoj. Pastrimi i veshit është shumë i vështirë dhe në këtë rast mund t’i bëjë atij më tepër dëm. Megjithatë, një lavazh me ujë të vakët në temperaturën 37 gradë do të ishte i mirë.

Disa shohin dyll në kanal të veshit dhe duan ta heqin, është shumë e gabueshme. Kjo, sepse dylli në një sasi shumë të vogël që mbulon sipërfaqen e lëkurës është një mbrojtës natyral shumë i mirë ndaj mikrobeve, ndaj ujit, ndaj infeksioneve, plus që e mban lëkurën shumë të butë.

Nëse do ta heqësh vazhdimisht duke mos lënë fare dyll në vesh, atëherë lëkura e veshit ka tendencë të kalojë në sëmundjet e lëkurës. Prandaj dylli, nga pak, është një pomadë shumë e mirë natyrale.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.