MENU
klinika

Një projekt i ri!

Çfarë i bëri bashkë Nik Xhelilajn dhe Eva Muratin?

08.12.2022 - 12:20

Në gusht të këtij viti u përfol gjatë ndonëse ishte e vështirë për ta besuar që Ols Bylyku do të realizonte një projekt kinematografik me aktorin e njohur ndërkombëtarisht tashmë, Nik Xhelilajn.

Kjo për shkak të natyrës së tyre të ndryshme. Mirëpo kjo jo vetëm që është e vërtetë por, së fundmi është publikuar edhe traileri i filmit.

Olsi dhe Niku do të luajnë rolin e dy policave, ku përpos misionit të tyre kryesor në film që ka edhe pjesë aksion, jemi të sigurtë që humori nga Bylyku nuk do të mungojë gjithashtu.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NIK XHELILAJ (@nik_xhelilaj)

Mirëpo përveç dy personazheve që përmendëm, në këtë film do të marrin pjesë edhe disa emra të tjerë shumë të njohur si: Alfred Trebicka, Gert Ferra, Emiljano Bufazi etj.

Jo vetëm kaq! Sara Kolami kthehet si aktore në këtë projekt, madje edhe Eva Murati është shfaqur në trailer.

Kujtojmë që Nik Xhelilaj, karrierën e tij e ka zhvendosur në Turqi prej vitesh. Më herët në një intervistë ai ka rrëfyer kohën kur është zhvendosur atje.

“Kam qenë 14 vjeç kur shkova në Turqi, kujtoja se kishte qenë ideja vetëm e babit që të shkoja atje, por tani në pandemi kur isha në Shqipëri në mars, para se të ikja më thotë mami “jo jo… unë aplikova emrin tënd…” edhe që të më vinte nga mami kjo surprizë nuk e dija, paska qenë mami fajtore… Në ato vite më kujtohet rruga që bëja nga Pallati Kulturës deri në Stamboll me autobus dhe në ’97-98 unë e lashë shkollën, vetëm 4 muaj qëndrova dhe u arratisa, e kisha të vështirë se isha i vetmi që vija nga Tirana. Nja 6 muaj nuk më ka folur babai. Ai i shkreti nja tre muaj rresht blinte biletën që të nisesha të hënën për Stamboll”, rrëfeu ndër të tjera Xhelilaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për herë të parë në 30 vite

PS shkarkon Presidentin, si u arritën 104 votat?

Emrat e rinj që i bashkohen deputetëve aktualë

Zbulohet lista e kandidatëve të PS

Aktori shqiptar ndan foto nga dasma

Ylli i “Doktori i Mrekullive” i jep fund beqarisë