MENU
klinika

Veriu i bllokuar prej 16 ditësh

Çfarë po ndodh në Kosovë

25.12.2022 - 12:05

Sot bëhen plot 16 ditë nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës, duke vështirësuar në këtë mënyrë jetën e qytetarëve , ndërsa rrugët në drejtim të kufirit të Jarinjës dhe Bërnjakut janë të bllokuara.

Vërehet prezencë e shtuar e pjesëtarëve të KFOR-it, në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë. Policia e Kosovës ka shtrirë pikëkontrollet e saj në drejtimin Mitrovicë-Leposaviq me qëllim të pengimit të aktiviteteve kriminale, por duke siguruar kështu edhe lëvizjen e lirë.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë patrullimin e tyre edhe nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke ofruar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.

Ndryshe, situata e përgjithshme e sigurisë në veri të vendit aktualisht është e qetë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, para tre ditësh ka ritheksuar nga Mitrovica se policia ka kapacitete dhe është e gatshme t’i largojë barrikadat, mirëpo, është në pritje të një përgjigjeje nga KFOR-i, andaj akoma nuk është vendosur për diçka të tillë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dita e 15-të e barrikadave në veri të Kosovës

Kurti paralajmëron takim me komandantin e KFOR-it


"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!