MENU
klinika

Harry dhe Meghan nuk ndalen!

Çifti lajmëron një tjetër bashkëpunim me Netflix

21.12.2022 - 11:49

Princi Harry dhe Meghan Markle po e pëlqejnë bashkëpunimin me Netflix. Pas dokumentarit Harry & Meghan, seritë e të cilit sapo janë publikuar në Netflix, Auka dhe Dukesha e Sussex-it kanë nënshkruar një tjetër projekt në bashkëpunim me gjigantin e transmetimit. Emisioni i ri quhet Live to Lead dhe do të prezantohet më 31 dhjetor.

Megjithatë, këtë herë ata nuk do të jenë protagonistë, por, siç sugjeron edhe titulli, personazhe që janë bërë të famshëm për cilësitë e tyre drejtuese dhe për aftësinë e tyre për të pasur ndikim në jetën e të tjerëve. Ndër emrat e protagonistëve të zbuluar deri më tani, janë aktivistja suedeze Greta Thumberg, Gloria Steinem, gazetare dhe Ruth Bader Ginsburg, juristja ish-presidente e Gjykatës së Lartë të SHBA. Një projekt i cili, siç shpjegon Harry në trailer, u frymëzua nga Nelson Mandela: “Ai dikur tha: “Ajo që ka rëndësi në jetë nuk është fakti i thjeshtë që ne kemi jetuar”. Meghan ka për detyrë të përfundojë fjalinë: “Kjo është ndryshimi që kemi sjellë në jetët e të tjerëve që do të përcaktojë kuptimin e jetës që bëjmë.”

Seriali, numri i saktë i episodeve të të cilit nuk dihet ende, do të fokusohet tek aktivistët dhe liderët dhe synon të reflektojë “Për trashëgiminë e tyre dhe synon të ndajë mesazhe guximi, dhembshurie, përulësie dhe shprese”. Këta janë “Njerëz që kanë bërë zgjedhje të guximshme”, nënvizoi Harry, të cilët frymëzojnë edhe të tjerët me veprimet dhe mësimet e tyre.

Pas zbulimeve për jetën e tyre, që duhet thënë se nuk ishin aq skandaloze sa imagjinohej, Harry dhe Meghan vazhdojnë rrugën e tyre, e cila nuk ka më asnjë lidhje me familjen mbretërore. Dhe sot distanca nga Londra nuk mund të ishte më e madhe, sidomos ajo mes Harryt dhe vëllait të tij Ëilliam. “Ata u mbyllën” , ka treguar për Page Six një burim pranë familjes pas publikimit të pjesë të fundit të dokumentarit, pavarësisht se trashëgimtari i fronit, të paktën me fjalë dhe publikisht, i prirur drejt një afrimi: “Në Krishtlindje ju duhet të qëndroni në familje”,tha ai në Ëestminster Abbey pak ditë më parë, me rastin e koncertit të Krishtlindjeve të organizuar nga bashkëshortja e tij Kate Middleton; një frazë që dukej qartë se i referohej vëllait të tij, i cili nuk do të jetë më në Sandringham me Ëindsors të tjerë këtë vit.

Në vend të kësaj, ata do të takohen të gjithë bashkë dhe më pas, do të shkojnë në meshë, siç u komunikua zyrtarisht nga Buckingham Palace pak orë më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN