MENU
klinika

Dokumenti

‘Çrregullim psikotik’, 31-vjeçari që goditi Berishën vuante nga sëmundje mendore!

06.12.2022 - 15:42

“Çrregullim psikotik i papërcaktuar’. Kjo është diagnoza nga e cila vuante Gerti Shehu, 31-vjeç, i cili sot në mesditë goditi me grusht në fytyrë Sali Berishën.

Report Tv ka siguruar epikrizën shëndetësore të tij, ku evidentohet qartë diagnoza e mjekut. Ka qenë nëna e të riut që ka publikuar dokumenti. Siç mund të shihet, dokumenti është i datës 16 gusht 2022.  Shehu kurohet me ilaçe, Risperdal dhe Tegretol.

Kujtojmë se vetë Berisha, por edhe Ilir Meta dhe eksponentë të tjerë të rëndësishëm të opozitës, kanë akuzuar Edi Ramën se e ‘kishte infiltruar’ këtë person me qëllim që të godiste ish-kryeministrin.

31-vjeçari e vetmja gjë që ka thënë pas sulmit ishte “unë jam nga Tepelena”. Ai u bë protagonist i protestës së sotme të Sali Berishës, pasi e qëlloi me grusht, aq sa për disa minuta ish-kryeministri ka vijuar marshimin i plagosur. Në fjalën e tij, Berisha iu drejtua protestuesve të pranishëm duke thënë se “duhet ta falnin fatkeqin sepse ai ishte një njeri i shiut. 31-vjeçari Gert Shehu u shoqërua për në spitalin e Traumës. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për incidentin.