MENU
klinika

Nuk ndalen tensionet

Dita e 15-të e barrikadave në veri të Kosovës, KFOR-i kërkon dialog

24.12.2022 - 09:17

Sot është dita e 15-të prej kur serbët lokalë vendosën barrikada nëpër rrugë, në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit, Dejan Pantiq. Për heqjen e këtyre barrikadave, KFOR-i ka kërkuar zgjidhje përmes dialogut, ndërsa krerët institucionalë kanë bërë të ditur se largimin e tyre mund ta bëjë edhe Policia e Kosovës, duke dhënë shenja se iu është “shteruar” durimi.

Heqjen e tyre e kërkuan dhe Amerika e BE, mirëpo KFOR-i ende nuk ka marrë vendim për të ndërhyrë, mirëpo ka kërkuar zgjidhje përmes dialogut.

Policia e Kosovës mund t’i heqë vetë këto barrikada, siç ka thënë edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, mirëpo të enjten në një konferencë për media ai u shpreh se Kosova po pret angazhimin e KFOR-it.

“Ata [KFOR] kanë kërkuar një kohë që ata vetë të bëjnë largimin e barrikadave. Ne tani po presim që atë angazhimin e tyre ta realizojnë. Por pasi janë bërë 13 ditë dhe ne kemi policë të bllokuar në Jarinjë dhe Bërnjak, ditët që po numërohen, po u vije fundi.

Besoj që KFOR-i dhe faktori ndërkombëtar po angazhohen që këtë ta bëjnë sa më shpejt. Por, për hir të një stabiliteti më të madh, ne po presim që kjo të bëhet nga vetë ata që kanë vendosur barrikadat apo KFOR-i. Por, pritja e ka fundin e saj”, tha Sveçla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Serbia e di që nuk duhet të..."

BBC: Në Kosovë s’ka rrezik të ndodhë gjë


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin